Plagoset 27 vjeçari në Fier, policia arreston të dyshuarin

Një 27 vjeçar është plagosur me armë zjarri, në fshatin Fermë Çlirim në Fier.

Policia ka njoftuar se rreth orës 12:00 dyshohet se para të shtënave me armë zjarri, nisi një konflikt mes viktimës dhe të dyshuarit e që të njëjtit banonin në Fermë Çlirim.

Policia ka njoftuar se konflikti nisi për motive të dobëta.

“Pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit G. V”- ka njoftuar Policia e Shtetit.

Shtetasi M. H. është plagosur në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ka njoftuar Policia e Shtetit.