Foto-ilustrim

Plagosen me armë zjarri dy të rinj në Mamurras

Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri rreth orës 22:00 në afërsi të Mamurrasit, Kurbin.

Të plagosurit K.L. dhe E.Z., të dy 21 vjeç, banues në Mamurras, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, konkretisht shtetasi E.N, 22 vjeç.

Policia e Shtetit njofton se janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.