Plagosen dy persona në Pejë

Dy persona janë plagosur mbrëmë në fshatin Raushiq të Pejës.

Policia ka njoftuar se dy personat janë qëlluar me armë zjarri në veturën e tyre, nga persona të pa njohur.

Si pasojë njëri nga viktimat është lënduar dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK.

Policia ka shtuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë.

Rasti është duke u hetuar dhe nuk është raportuar për ndonjë person të arrestuar.