Plagos veten një burrë në Istog

Një burrë në fshatin Orroberdë në Istog dyshohet se nga pakujdesia është vet-plagosur me pistoletë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:30.

Policia ka njoftuar se i njëjti është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Lidhur me rastin PK në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një pistoletë, dy fishek, një predhë dhe një gëzhojë.