Plagos shokun me armë zjarri, shoqërohet në Polici

Një person është shoqëruar në Stacionin Policor pasi që i njëjti dyshohet se aksidentalisht me armë zjarri ka plagosur shokun e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Komunën e Prizrenit.

Viktima pas lëndimeve të pësuara është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti vazhdon të hetohet.