Plaçkitet një grua në Prishtinë

Një grua është plaçkitur në Prishtinë mbrëmjen e së martes, njofton Policia e Kosovës.

Viktima ra raportuar se është ndaluar nga tre të dyshuar të cilët ia kanë marrë telefonin dhe një xhemper dhe më pas kanë ikur.

Policia njofton se rasti vazhdon të hetohet.