Trajnimi i ekipit të kërkim shpëtimit të FSK në kushte dimërore. Foto: FSK/Facebook

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për intervenim në kushte të vështira dimërore

Disa pjesëtarë të ekipit të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke u trajnuar në trajnimin specialistik për teknikat e kërkim-shpëtimit malor në kushte dimërore.

Ky trajnim është duke u realizuar gjatë këtyre ditëve të dimrit dhe gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do aftësohen për teknikat bazë të skijimit, kërkimit në ortekë, qasja tek personat e ngecur në ortekë dhe teleferik si dhe bartja e tyre me barelën e posaçme për borë dhe pajisjet speciale për evakuim.

Në njoftimin e FSK-së është thënë se trajnimet e tilla përgatisin pjesëtarët e Forcës që të jenë të gatshëm për intervenime në raste emergjente të fatkeqësive natyrore.

Trajnimi i ekipit të kërkim shpëtimit të FSK në kushte dimërore. Foto: FSK/Facebook
Trajnimi i ekipit të kërkim shpëtimit të FSK në kushte dimërore. Foto: FSK/Facebook