Pjesëtarët e FSK-së po vazhdojnë kërkimin e qytetarit të humbur ditë më parë

Komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade, Xhevahir Geci ka vizituar sot Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra përgjatë lumit të Drinit të Bardhë të cilët janë duke zhvilluar operacionin e kërkimit të qytetarit të humbur dite më parë.

Pjesëtarët e FSK-së janë në kërkim të qytetarit të humbur që nga dt. 26.02.2021, operacioni filloj te “Ura e Fshajt” në Gjakovë për të vazhduar përgjatë lumit Drini i Bardhë e deri tek ura e fshatit Gjonaj.

Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së ka theksuar se pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur profesionalisht dhe të gatshëm fizikisht në realizimin e operacioneve të tilla. Gjendja momentale e përmbytjeve të ujërave në gjithë territorin e vendit e kanë vështirësuar gjetjen e personit për shkak të ujërave të turbullta dhe të rrëmbyeshme.