Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë trajnimin trejavor "Simboli i Ujkut"

Pas një trajnimi trejavor, pjesëtarët e njësive të Komandës së Forcave Tokësore kanë realizuar me sukses trajnimin “Simboli i Ujkut”.

Sipas një njoftimi për media, ata kanë demonstruar  shkathtësitë e tyre taktike dhe të mbijetesës përmes testimeve fizike, ligjëratave,  aktiviteteve sulmuese, repelimit sfidues, reagimit ndaj kontaktit , kalimit të pengesave ujore në ujin e akullt  dhe operacionin final 72 orësh  dhe 110 km marshim në këmbë me 30 kg pajisje ushtarake.

Tutje thuhet se “Simboli i Ujkut“ është njëri ndër trajnimet  më të avancuara dhe sfiduesi për pjesëtarët e FSK-së. Aty kërkohet operim ekip  me mbështetje  dhe motivim të njëri tjetrit për të arritur përfundim të suksesshëm të trajnimit.