Foto: FSK/Facebook

Pjesëtarët e FSK-së në Gjermani, diskutojnë për bashkëpunim bilateral në mes dy policive ushtarake

Pjesëtarët e Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar takime në Gjermani.

Takimet në këtë vizitë zyrtare në Hanover janë udhëhequr nga komandanti i Policisë Ushtarake, nënkolonel Besnik Selimi.

Sipas një njoftimi të FSK-së, gjatë vizitës është zhvilluar edhe “Experts Talk” që kishte për qëllim njoftimin me zhvillimet, sfidat, planet dhe bashkëpunimin bilateral në mes të dy Policive Ushtarake.

“Gjate këtyre takimeve është vizituar Regjimenti i Parë i PU të Gjermanisë në Berlin, ku pjesëtaret e PU FSK-së, janë duke zhvilluar trajnime të avancuara specialistike” – tha FSK.

Tutje u shtua se Policia Ushtarake e FSK-së, për me shumë se 10 vite, në kuadër të mbështetjes dhe zhvillimit të kapaciteteve realizon trajnime specialistike të avancuara në shkollën e Policisë Ushtarake të Gjermanisë dhe në Kosovë përmes ekipeve mobile dhe instruktoreve gjerman.

Foto: FSK/Facebook
Foto: FSK/Facebook
Foto: FSK/Facebook