KFOR - Veri - 27.09.2021

Pjesëtarë të KFOR-it në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë - FOTO

Disa pjesëtarë të KFOR-it janë parë para disa minutash në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë.

KALLXO.com ka siguruar fotografi të pjesëtarëve të KFOR-it të cilët disa gjenden në territorin e Serbisë e disa të Kosovës.

KFOR – Veri – 27.09.2021
KFOR – Veri – 27.09.2021
KFOR – Veri – 27.09.2021
KFOR – Veri – 27.09.2021

Sot janë bërë një javë që kur Qeveria e Republikës së Kosovës vendoi masën e reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

Që nga ajo ditë rrugët që të shpiejnë për në dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, janë të bllokuara nga banorët serbë të asaj pjese.

Kryeministri Albin Kurti në konferencën e përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, deklaroi sot se njësitë speciale në veri janë për t`u ofruar siguri policisë në dy pikat kufitare në Bërnjak dhe në Jarinjë.

Kurti: Po të mos ishin njësia speciale godinat do ishin të rrezikuara, dhuna ka adresë tjetër

Ai po ashtu deklaroi se nuk ka informacione se KFOR do të ndërhyjë në veriun evendit.

Kurti nuk ka informacion për ndërhyrjen e mundshme të KFOR-it në veri