
Pamje nga ushtrimi ‘Cyber TCT III’: Foto: Facebook/FSK.
Pjesëtarë të FSK-së trajnohen për mbrojtje kibernetike
22.8.2022 - 15:03
Një ekip i Njësisë së Mbrojtjes Kibernetike dhe Njësisë së Komunikimit dhe Sistemeve të Informimit të FSK-së ka marrë pjesë në ushtrimin, “Cyber TCT III” në IOWA të SHBA-së.
Ushtrimi për mbrojtje kibernetike “Cyber TCT III” , është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes FSK dhe Gardës Kombëtare të IOWA-së.
“Ushtrimi ka qenë i fokusuar tek zhvillimi i trajnimit të personelit të FSK në fushën e sigurisë kibernetike, me ç ‘rast pjesëmarrësit përfituan njohuri në përdorimin e mjeteve të nevojshme për luftimin e sulmeve kibernetike” – thuhet në njoftimin e FS-së në Facebook.