Pjesëtarë të FSK-së të bllokuar në ShBA i ndihmojnë lowa-s në luftën ndaj COVID-19

Disa mekanikë të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) të cilët kanë mbetur të bllokuar në ShBA për shkak të pandemisë, po i ndihmojnë Gardës Kombëtare të lowa-s atje.

Ambasada amerikane ka njoftuar se mekanikë që përfunduan trajnimin atje, po punojnë në automjetet e ShBA-së dhe po mbështesin përpjekjet e lowa-s në reagimin ndaj COVID-19.

“Partneriteti midis SH.B.A-së dhe FSK-së vazhdon të rritet pasi pjesëtarët të cilët përfunduan trajnimin në muajin mars dhe që po presin fluturime të kthehen në Kosovë, vazhdojnë të punojnë në automjetet e Sh.B.A-së dhe mbështesin përpjekjet e Gardës Kombëtare të Iowa-s për të reaguar ndaj COVID-19”, thuhet në komunikatën e ambasadës.

“Ndërsa FSK vazhdon tranzicionin e tyre dhe zhvillon Gardën e tyre Kombëtare, mbështetja për autoritetet civile dhe operacionet e ndihmës humanitare do të jenë thelbësore”, vijon tutje.

Në një video të shpërndarë edhe nga vet Garda Kombëtare e lowa-s thuhet se mekanikët e të dy vendeve po ndajnë eksperiencat dhe aftësitë së bashku me besim te njëri-tjetri.

Kosovo Security Force members support COVID-19 response

After graduating a mechanic course on Camp Dodge, two Kosovo Security Force members found themselves stuck in Iowa due to COVID-19 travel restrictions… so they went to work supporting the 734th Regional Support Group's COVID-19 response efforts. ?

Publiée par Iowa National Guard sur Mercredi 22 avril 2020