Pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Republikës së Kosovës

Pjesëtarë të EULEX-it, po vëzhgojnë situatën në veri

Disa pjesëtarë të EULEX-it, janë duke vëzhguar nga afër situatën në veri të Kosovës, ku tash e tre ditë pothuajse në plotëni është ndërprerë qarkullimi i automjeteve, pas skadimit të afatit të marrëveshjes së Brukselit, e cila parashihte vendosje të targave të përkohshme vetëm për veturat e Kosovës që hynin në Serbi.

Me të skaduar afati i kësaj marrëveshjeje dhe vendimit të Qeverisë së Kosovës që targat provuese tash e tutje të vendosen edhe për automjetet që vijnë nga Serbia në Kosovë, kanë reaguar serbët lokal, e që për pasojë është bllokuar qarkullimi. Njësitet policiore të Kosovës, po kujdesën të sigurojnë situatën, ndonëse në disa raste, siç ka raportuar ekipi i KALLXO.com që po qëndron vazhdimisht në atë zonë, janë provokuar verbalisht nga banorët e tubuar në disa pjesë të rrugëve kryesore që shpijnë në dy pikat kufitare, Jarinje e Bërnjak.

Sipas fotove që sjellë nga vendi i ngjarjes ekipi i KALLXO.com, për të parë gjithë gjendjen e krijuar, pjesëtarët e EULEX, po monitorojnë situatën.