Foto: AS Roma/Facebook

Pjesa e parë përfundon me epërsi të Romës

Pjesa e parë e finales së UEFA Conference League është përmbyllur me epërsi të Romës ndaj Feyenoordit.

Romën e kaloi në epërsi Nicola Zaniolo në minutën e 32-të.

Në pjesën e parë, referi kryesor Kovacs ka ndarë dy kartonë të verdhë, njërin për Romën e tjetrin për Feyenoordin.

Mkhitaryan u detyrua ta lëshojë fushën më herët, pas një lëndimi që pësoi. Në minutën e 17-të, Jose Mourinho e zëvendësoi me Oliveiran.

Finalja e Conference League është duke u zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku janë mbledhur rreth 19 mijë shikues e shumë të tjerë janë duke e përcjellur ndeshjen nëpër kafenetë e kryeqytetit shqiptar.