Pitalkat e furrës të preferuara në tryezën kosovare gjatë Ramazanit 

Një prej gatimeve më të veçanta nga brumi padyshim se është pitalka. E rrumbullakët, e butë dhe e ngrohët, pitalka mbetet një prej ushqimeve më të preferuara në tryezën e kosovarëve. 

Sidomos gjatë muajit Ramazanit, ku kërkesat për pitalkat rriten mjaft, e me këtë edhe kërkesat për pitalkat shijshme. Furrat më të preferuara nga qytetarëve nuk e kanë të lehtë të përballojnë kërkesat për pitalka, veçmas në kohën e ifatrit. 

Një prej tyre është edhe furraBukë e zemër Prishtinë. 

Çdo ditë punëtorët e furrës “Bukë e Zemër” në Prishtinë, ‘përvjelin’ mëngët që pitalkat e tyre të jenë gati në kohën e caktuar, dhe ashtu të ngrohta të shkojnë në tryezën e klientëve për kohën e iftarit. 

Linda Muharemi

Linda Muharemi pronare e furrës së bukës, “Bukë e zemër” në një bisedë për Kallxo.com ka thënë se të qenit furrtare bartë shumë përgjegjësi, ndërsa përgatitja e pitalkave, përveç përgjegjësive është edhe mjaft sfiduese. 

Ajo thotë se pitalka është një bukë e butë e dashur për gjithë, edhe qoftja është e shijshme kur e hani me pitalkë. Gjatë Ramazanit, tryezë patjetër duhet jetë edhe pitalka, e përcjellë edhe me ndonjë gjellë.   

E sipas saj, ajo çfarë e bënë produktin saj, pitalkën, të kërkuar nga klientët sidomos në muajin e Ramazanit, është thjeshtësia, përgatitja e thjeshtë dhe mbi të gjitha pa përdorur aditiv. 

Muharemi thotë se përgatitja e pitalkave kalon në një poces jo të lehtë. Pasi sipas saj, duhet durim dhe përqendrim, pasi përcjellët me shumë pluhur mielli, tymi, etj, por që pas një pune të lodhshme del një produkt mjft i shijshëm.  

Pitalka është një brum shumë i lëngshëm dhe gjatë përgatitjes nuk mund ta ngjeshësh, por të përpunohen nëpër miell për mos u ngjitur nëpër duar, dhe gjatë pjekjes, për shkak të miellit edhe bënë tym. Pitalka duhet me qenë e njelmtë, me brum të rrallë, me kore të pjekur mirë në të  gjitha anët, dhe për t’i dhënë shije kërkon edhe susam apo fara të zeza”, ka thënë Muharemi për Kallxo.com, e cila në kuadër të punës së saj që bënë me brumëra, preferon të përgatisë edhe nga mielli i thekrës bukë dhe gatojca tjera. 

Por, nuk është vetëm pitalka ajo që e bënë të veçantë furrën “Bukë e zemër”. Pronarja e kësaj furre Linda Muharemi, është e vetmja furrtare në Kosovës, dhe pavarësisht që zanatin nuk e trashëgoi nga askush, ajo artriti t’u bëjnë konkurrencë edhe furrtarëve më me traditë të Prishtinës. 

Sikurse bizneset tjera edhe biznesi  Linda Muharemit është goditur nga pandemia CODI-19. Pavarëisht se nuk ndërpreu punën, furra “Bukë e zemër” punon me kapacitete të përgjysmuara.