Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pishtarët: Zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit e presin KelKos-in për 564 ditë!

Organizata Pishtarët, e cila aktivisht është ngritur në mbrojtje të Lumëbardhit të Deçanit nga hidrocentralet po pretendon që disa zyrtarë në Ministri të Mjedisit janë shumë të angazhuar që të lëshojnë leje mjedisore për kompaninë KelKos pa pjesëmarrje të publikut.

Sipas OJQ Pishtarët, zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit janë takuar me kompaninë KelKos edhe pas ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti 2.

“Kur mendojmë se nuk mund te shokohemi më nga Ministria e Ambientit, del se disa zyrtare janë ende të angazhuar të lëshojnë Leje Mjedisore për Lumëbardhin II. Edhe ne Mars, pas ardhjes se qeverisë që bindshëm ka premtuar rishikim të proceseve, këta zyrtarë janë takuar me KelKosin dhe janë pajtuar prapë t’i presin “deri te shkrihet bora”. Kjo është absurde jo vetëm për faktin që të gjithë e dimë çka ka bo KelKosi në Zallë të Rupës, por këta zyrtarë janë duke bere shkelje te renda ligjore sepse janë ne pritje te KelKosit qe 564 ditë, kur ligji jap afat vetëm 90 ditë. Dhe me e rëndësishmja, për që e kanë futur Ministrinë në këso thyerje ligjore, as nuk e kanë pa të rëndësishme të informojnë Ministrin Aliu”, thuhet në reagimin e Pishtarëve.

KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Ministria e Mjedisit në lidhje me pretendimet e Pishtarëve, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Gjykata shtyn ekzekutimin e lejeve për hidrocentralet në Lumbardh

KelKos deklarohet rreth pretendimeve të “Pishtarëve” për Lumbardhin 2

Paditet aktivistja e mjedisit, kompania “KelKos” i kërkon 100 mijë euro

Dorëzohet përgjigja në padinë e ngritur nga kompania “KelKos Energy” Sh.P.K ndaj aktivistes Shpresa Loshaj