Foto: Ilustrim

'Pishtarët' reagojnë pasi Ministria e Mjedisit nuk mori parasysh komentet e tyre për draft udhëzimin administrativ

Organizata “Pishtarët” kanë reaguar pasi thonë se Ministria e Mjedisit ka përfunduar draft udhëzimin administrativ për procesin e dhënies së lejeve mejdisore, dhe sipas tyre, nuk kanë marrë parasysh asnjë nga komentet e tyre që qytetarëve të ndikuar të u mundësohet pjesëmarrje në këtë proces.

Kjo organizatë ka thënë se juristi i angazhuar nga organizata Riverëatch për Kosovë, Rinon Arifi ka gjetur se mohimi i pjesëmarrjes publike përmes këtij Udhëzimi është në kundershtim direkt me Kushtetuten e Kosovës dhe direktivat e BEse në fushën e mjedisit.

“Ndoshta vlenë të përmendet se shumica e zyrtarëve që janë në krye të këtij draft Udhëzimi janë përgjegjës për lëshim të Lejeve famëkeqe të Kelkosit. Dhe, duke parë mos-konsideratën e vazhdueshme dhe përpjekjet që të përjashtohet publiku, lindin dyshime të mëdha se përmes këtij Udhëzimi po shtrohet tereni që të veprohet si në të kaluarën”, thuhet në reagimin e tyre.

“Pishtarët” kanë ftuar ministrin Liburn Aliu si dhe institucionet tjera përkatëse që të marrin masat e duhura në garantimin e të drejtës Kushtetuese në proces të lejeve mjedisore.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në Ministrinë e Mjedisit lidhur me këtë çështje.

Reagimi i plotë i Pishtarëve:

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nuk pranon që publiku të marrë pjesë në vendime për Leje Mjedisore!

Këto ditë mësuam se Ministria e Mjedisit ka përfunduar draft Udhëzimin Administrativ për procesin e dhënjës së Lejeve Mjedisore dhe NUK ka marrë parasysh asnjë nga komentet tona që qytetarëve të ndikuar të u mundësohet pjesëmarrje në këtë proces. Ndërsa, operatoreve privat i japë të drejtë ekskluzive. Psh. Në rastin e HCve në Deçan, kurdo që Kelkosi aplikon për Leje Mjedisore, gjendja e mjedisit do të pranohet vetëm si don ta paraqes Kelkosi. Ndërsa qytetarët as nuk do të njoftohen, e as nuk do t’kenë të drejtë të paraqesin ndonjë evidence. Pra, vetëm Kelkosi mund të vendosë se ku dhe çka paraqet rehabilitim apo mjedis të ndikuar nga veprimet e tyre.

Pas një takimi me zyrtarë të Ministrisë dhe shqyrtimit të legjislacionit, juristi i angazhuar nga organizata Riverëatch për Kosovë, z. Rinon Arifi ka gjetur se mohimi i pjesëmarrjes publike përmes këtij Udhëzimi është në kundershtim direkt me Kushtetuten e Kosovës dhe direktivat e BEse në fushën e mjedisit.

Si rezultat, z. Arifi sot ka dërguar letër Ministrit Aliu @liburnaliu me argumete ligjore për përgjegjësinë e Ministrisë të garantojë pjesemarrjen e publikut dhe ka kërkuar nga Ministri Aliu që të mos pranojë Udhëzimin pa u përfshirë komentet tona- pra dispozita që garantojnë qartë pjesemarrjen e publikut. z. Arifi gjithashtu ka ofruar ndihmen dhe bashkpunimin me grupin punues për arritjen e këtij qëllimi.

Duke marrë parasysh se saga e hidrocentraleve në Kosovë është bërë edhe çështje ndërkombetare,si dhe premtimet e qeverisë së tanishme, është shqetësuese se ende duhet të angazhohet ndihmë juridike në këtë nivel për respektim të drejtës tonë themelore.

Ndoshta vlenë të përmendet se shumica e zyrtarëve që janë në krye të këtij draft Udhëzimi janë përgjegjës për lëshim të Lejeve famëkeqe të Kelkosit. Dhe, duke parë mos-konsideratën e vazhdueshme dhe përpjekjet që të përjashtohet publiku, lindin dyshime të mëdha se përmes këtij Udhëzimi po shtrohet tereni që të veprohet si në të kaluarën.

Por, duhet të dihet se të gjitha lejet mjedisore që i ka lëshuar ky komision, janë të pezulluara nga Gjykatat sepse shoqëria civile ka paraqitur evidencë që dëshmon gjendjen e mjedisit, gjë që është mbajtë fshehtë nga operatori. Ky Udhëzim ish dashtë që specifikisht të adresojë këtë dështim, përndryshe rrezikohet që çdo leje e lëshuar nga ky komision, sipas këtij draft Udhëzimi të përfundojnë të pezulluara/anuluara nga Gjykatat-gjë që do të ulë edhe më poshtë besueshmerinë në Ministri të Mjedisit.

Ftojmë ministrin Aliu, që ka deklaruar publikisht se asnjë vendim nuk do të merret pa pjesëmarrje të publikut, si dhe institucionet tjera përkatëse që të marrin masat e duhura në garantimin e të drejtës tonë Kushtetuese në proces të lejeve mjedisore. Shihni. Neni 52. Par. 2.