Pishtarët: 120 ditë që Aliu nuk po e adreson problemin e ujit dhe hidrocentraleve në Deçan

Organizata “Pishtarët” kanë kërkuar nga Ministri i Ambientit, Liburn Aliu që të publikoj gjetjet e raportit për problemin e ujit dhe hidrocentraleve në Deçan.

“Sot kaluan 120 ditë që Ministri i Ambientit z. Liburn Aliu nuk po e adreson problemin e ujit dhe hidrocentraleve në Deçan. Evidenca e dëmeve në natyrë, në jetën tonë dhe në sistemin e drejtësisë tashmë ka tejkalu çdo standard të arsyeshëm. Përpos që ne kemi dërguar evidencë të gjendjes së mjedisit dhe ndikimeve të tyre në jetën tonë, tash se fundi kanë dalë edhe disa raporte me dëshmi se çka po ndodhë në Deçan”, kanë thënë ‘Pishtarët’.

Tutje, ‘Pishtarët’ në reagimin e tyre kanë kërkuar nga Ministria e Ambientit që të fillojë zbatimin e ligjit.

“Që një muaj i bëmë thirrje Ministrit Liburn Aliu që të adresojë problemin e Zallit të Rupës, përkatësisht të shqyrtohet leja mjedisore për Lumbardhin 2, të i hapet rrugë rehabilitimit dhe të ndihmohen bjeshkatarët këtë verë”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Të nderuar Pishtarë!
Sot kaluan 120 ditë që Ministri i Ambientit z Liburn Aliu nuk po e adreson problemin e ujit dhe hidrocentraleve në Deçan. Evidenca e dëmëve në natyrë, në jetën tonë dhe në sistemin e drejtësisë tashmë ka tejkalu çdo standard të arsyeshëm. Përpos që ne kemi dërguar evidencë të gjendjes së mjedisit dhe ndikimeve të tyre në jetën tonë, tash se fundi kanë dalë edhe disa raporte me dëshmi se çka po ndodhë në Deçan. Në fakt, edhe raporti që e ka kërkuar vet Ministri Liburn Aliu ka përfundu por nuk është bërë publik dhe nuk po përgjigjen as në kërkesa për qasje në këtë raport. Ne e dijmë se cilat janë shkeljet sepse kemi vite qe po mbledhim evidencë, por këtë raport e ka kërkuar Ministri dhe tash duhet të del para popullit me të dhe të na tregojë se çka është gjetur dhe çka do te bëjë ai me këto gjetje.
“Raport pas raporti” po dëshmojne për tragjedinë e Zallit të Rupës. Dikur nga ai vend mbijetojshin dhjetra familje me qindra lopë dhe dele. Sot është varfëruar dhe nuk ka kullosa e ujë të mjaftueshëm as për një familje.
Ka dhjetra veprime të mundshme, besa edhe shumë tē lehta, që mund të merren, që të paktën të fillohet zbatimi i ligjit diku dhe mandati i Ministrisë dhe përgjegjësia ndaj popullit të shihet diku.
Që një muaj i bëmë thirrje Ministrit Liburn Aliu që të adresojë problemin e Zallit të Rupes, përkatësisht të shqyrtohet leja mjedisore për Lumbardhin 2, të i hapet rrugë rehabilitimit dhe të ndihmohen bjeshkatarët këtë verë. Edhe Kallxo.com dhe Koha.net u interesuan për këtë çështje, bile edhe kërkuan informata nga Ministria, por si duket askush nuk kishte gjë për të thënë, bile as arsyetim. Bjeshkatarët që dikur patën shpresa po pyesin se çka ka ndodhur. E ne po bëhëmi dëshmitarë që përkundër premtimeve, edhe kjo verë po shkon si ato të tjerat, edhe disa familje po mbesin pa e siguru bylmetin dhe jetesen për dimër, ndërsa institucioni dhe Ministri përgjegjës po rrinë në heshtje. Deri kur?!
Vjosa Osmani Albin Kurti Donika Gërvalla-Schwarz Liburn Aliu Linda Çavdarbasha Mimoza Kusari Artan Abrashi Fitore Pacolli Ma Sc Mirlinda Tishukaj-Sadiku Jeta Xharra ViolavonCramon MEP Riverwatch Sanie Jusufi Kosovo Energy
Problemi i Lejes Mjedisore për Lumbardhin 2 është një nga çështjet që ish dashtë të zgjidhjet që në ditën e parë të mandatit të kësaj qeverie sepse po i bën dëm të pa riparueshëm Deçanit dhe Kosoves. Në ditët në vijim do të shpalosim edhe çështjet e tjera që kanë mbetë në heshtje. #DERINEFUND