Durrës, Shqipëri. Foto: KALLXO.com
Piku i sezonit, 10 mijë persona me tragete drejt Durrësit
Kjo e diel ka regjistruar numrin më të lartë të udhëtarëve që kanë hyrë në vend përmes portit detar të Durrësit në një ditë.
Stina e nxehtë që përkon dhe me pushimet vjetore ka shtuar ndjeshëm numrin e personave që zgjedhin transportin detar për të mbërritur në Shqipëri.
Janë kryesisht emigrantët që jetojnë e punojnë në Itali dhe vendet e tjera të BE-së dhe kthehen për pushime në atdhe, por edhe shtetas të huaj që zgjedhin vendin tonë për të pushuar të joshur nga larmia e relievit dhe çmimet e favorshme.
Për t’iu përgjigjur kërkesës kompanitë e lundrimit kanë shtuar që nga data 21 korrik numrin e lundrimeve ditore në Adriatik. Edhe linja e Ankonës ka lundrime të përditshme ditë me Durrës.
Ndërkohë gjatë muajit korrik mbërritën në Durrës afro 85 mijë persona./Top Channel