Ekspozita e Dafina Jahja- Shabanit. Foto: Antigone Isufi/ BIRN

Pikturat e 'mbijetesës'

Ngjyrat që ia pasqyrojnë ndjenjat, artistja Dafina Jahja-Shabani mundohet t’i shpërfaq në copa letre. Piktura prej të cilave mbijeton, në të cilat mbizotërojnë motive të mbijetesës, e të cilat artistja i konsideron si mbijetesë për qenien e saj.

Muret e qendrës së drejtuar nga komuniteti Termokiss-it janë mbushur me përplot me lloje të ndryshme të ngjyrave të shkrira në piktura nga Dafina Jahja-Shabani.

Me këto piktura artistja mundohet të shpërfaq realitetin përmes abstraktes.

Edhe para dy vitesh, ajo kishte hapur ekspozitë me ndihmën e Shoqatës “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur”, piktura të cilat i kishte shitur me çmime simbolike, vetëm 20 euro. Pasi asaj ekspozite, Jahja – Shabani ka punuar për ekspozitën e dytë, edhe pse ndjehet e dekurajuar që nuk po has në artdashës.

“Ngjyrat në pikturat e mia pasqyrojnë shpirtin tim. Unë dua ta shpreh që edhe jeta është kështu më shumë ngjyra, batica e zbatica, por që në fund dominon e bardha”, tha ajo për BIRN.

Edhe pse vështirësitë financiare në jetë e kanë ndeshur me shumë çaste kur ka menduar që puna që po bënë është e pavlerë, Jahja-Shabani përsëri i është rikthyer pasionit dhe profesionit prej të cilës mbanë edhe tre fëmijët e saj.

“Njerëzit derdhin para për lloj lloj qejfe tjera që nuk kënaqin shpirtin, por thjeshtë shfrenim pa e ditë qëllimin. Ndërsa kur vie puna të paguajnë një pikturë, u vjen shumë vështirë”, shprehet e dëshpëruar ajo.

Jahja – Shabani pikturon lloje të rrymave të ndryshme të artit, por ato që i punon me më shumë dashuri janë pikturat e natyrës dhe forma ekzistencialiste.

“Me abstrakten paraqes atë që dua ta kuptojnë vetëm ata njerëz që vërtet e duan dhe e vlerësojnë punën time”, tha ajo, ani pse konsideron shumica e njerëzve nuk e kuptojnë as nuk e vlerësojnë artin ‘sa e ka hakun’.

Ekspozita e artistes do të jetë e hapur për një javë në Termokiss – Prishtinë.

Foto nga ekspozita:

Ekspozita e Dafina Jahja- Shabanit. Foto: Antigonë Isufi/ BIRN
Ekspozita e Dafina Jahja- Shabanit. Foto: Antigonë Isufi/ BIRN
Ekspozita e Dafina Jahja- Shabanit. Foto: Antigonë Isufi/ BIRN
Ekspozita e Dafina Jahja- Shabanit. Foto: Antigonë Isufi/ BIRN
Ekspozita e Dafina Jahja- Shabanit. Foto: Antigonë Isufi/ BIRN
Ekspozita e Dafina Jahja- Shabanit. Foto: Antigonë Isufi/ BIRN