Një nga mbledhjet e qeverisë së Kosovës

Pikat që do të diskutohen sot në mbledhjen e Qeverisë

Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti sot në ora 18:00 do të mbajë mbledhjen e 38-të.

Në këtë mbledhje të Qeverisë në detyrë në rend dite janë:

Shqyrtimi i propozim-vendimit për organizimin dhe funksionomin e Këshillit të ministrave për reformën e administratës publike dhe strukturave përgjegjëse për të koordinuar, monitoruar dhe zbatuar dokumentet strategjike të reformës së administratës publike;

Shqyrtimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e Vendimit të Qeverisë, të datës 26 mars 2020, plotësimin dhe  Ndryshimin e Vendimit të Qeverisë të datës 11 mars dhe shfuqizimin e pjesshëm të Vendimit të Qeverisë të datës 13 mars;

Shqyrtimi i Raportit vjetor të statistikave Zyrtare për vitin 2019.

Sipas njoftimit për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se pas mbledhjes do të ketë një konferencë të përbashkët nga kryeministri dhe ministrii i Shëndetësisë, Arben Vitia.