Pika kufitare në Jarinjë. Foto: KALLXO.com

Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura për qarkullim

Pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bernjak vazhdojnë të jenë të mbyllura për qarkullim.

Kështu ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas njoftimit, pritjet në pikat e tjera kufitare janë 3 deri në 5 minuta, ndërsa kolona nuk ka.

Pritje të gjata nuk ka as në pikën kufirare në Merdarë e cila është liruar për qarkullim dje pas bllokimit disaditor si shkak i vendosjes së barrikadave në Serbi rreth 2 kilometra nga ky pikëkalim.

Foto: MPB, Përditesuar: 30/12/2022 10:16:55

Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë të mbyllura për hyrje e dalje prej 10 dhjetorit 2022 për shkak të vendosjes së barrikadave nga serbët në veri.

Dje, në ditën e 20-të të vendosjes së tyre, kamionët që shërbenin për bllokimin e rrugëve, janë ndezur dhe ka filluar largimi i barrikadave të vendosura nga serbët në veri të Kosovës.

Nis largimi i barrikadave në Rudarë