Pikat e rezolutës së propozuar nga PDK-ja për Policinë e Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk e ka pasur kuorumin e mjaftueshëm për të zhvilluar punimet e seancës së jashtëzakonshme për të shqyrtuar propozim-rezolutën për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës. LVV-ja nuk mori pjesë në seancë.

Kjo rezolutë erdhi si propozim nga Partia Demokratike e Kosovës, e mbështetur edhe nga opozita,  duke kërkuar nga Qeveria që te bëjë ndarjen ndarjen e mjeteve të nevojshme financiare për pagesën e shtesës së rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

PDK gjithashtu kërkon nga Qeveria që të propozojë buxhetin e nevojshëm për mbulimin e pagesës së sigurimit shëndetësor për të gjithë zyrtarët policorë.

Këto janë pikat e rezolutës së propozuar nga PDK-ja:

  • OBLIGON Qeverinë e Republikës së Kosovës që brenda afatit prej 15 ditë nga miratimi i kësaj rezolute, të bëjë ndarjen e mjeteve të nevojshme financiare për pagesën e shtesës së rrezikshmërise per Policinë e Kosovës dhe atë, në mënyre retroaktive nga dita e hyrjes ne fuqi të Ligit 08/L-196 per Pagat në Sektorin Publik (për secilin muai).
  • -OBLIGON Qeverinë e Republikës së Kosovës që të propozojë buxhetin e nevojshëm – për vitin e ri fiskal 2024, për mbulimin e pagesës së sigurimit shëndetësor për të gjithë zyrtarët policorë te Republikës se Kosovës, nga data 1 janar 2024.
  • -OBLIGON Qeverinë e Republikës së Kosovës që brenda afatit 60 ditor nga miratimi i kësaj rezolute, të marrë nismën për hartimin, propozimin dhe miratimin e Projektligjit për Pensionim të Parakohshëm te zyrtarëve policorë të Policisë se Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit.
  • -ZOTOHET që shqyrtimin parlamentar të projektligjit nga pika 3 e kësaj rezolute, ta bëjë në procedurë te përshpejtuar në pajtim me rregullat e punës së Kuvendit.

Seaanca e jashtëzakonshme dështoi në mungesë kuorumi, pasi grupi parlamentar i Vetëvendosjes para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, në një konferencë për media kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancë.

Sipas  LVV-së, që nga java e kaluar PDK-ja ka tentuar të ndryshojë rendin e ditës në seancë, që ka të bëjë me rezolutën për Policinë e Kosovës.

“Ne e vlerësojmë që tendenca e PDK-së që nuk votojnë asgjë nuk ka të bejë me gjendjen e Policisë, por vetëm me arsyetimin se kinse qeveria nuk është e angazhuar sa duhet. Po qëndrojmë në miliona marrëveshje nderkombetare të pa votuara”- tha shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Dështon seanca e jashtëzakonshme në Kuvend për rezolutën e propozuar nga PDK për Policinë