Arkiv

Pickimi i rriqrës mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj dhe pasojat ndonjëherë janë edhe fatale!

Simptomat e para shfaqen gjatë natës dhe mund të shkaktojnë goditje në tru.

Pickimet e rriqrave shumë shpesh mund të shkaktojnë sëmundjen Lyme (borreliosis), dhe pasojat ndonjëherë janë afatgjata, paralajmërojnë ekspertët.

Një nga më të vështirat dhe për shkak të së cilës është thelbësore të kontrolloni çdo herë pas qëndrimit në natyrë nëse keni shenja pickimi në lëkurë, është goditja në tru, thotë neurologu Sebastian Rauer, transmeton Telegrafi.

Kur këto sulmuese të vogla pickojnë një person, ua hapin rrugën baktereve që të hyjnë në trup, të cilat prekin sistemin nervor dhe palcën kurrizore, gjë që mund të shkaktojnë procese të rënda inflamatore.

Nëse organizmi nuk është në gjendje të luftojë infeksionin, mund të shkaktojë sëmundjen lyme dhe pasoja të tjera që ndonjëherë shfaqen vite më vonë.

Një shenjë karakteristike e sëmundjes lyme është shfaqja e një rrethi të kuq në vendin e pickimit dhe skuqje që përhapet në mënyrë progresive në lëkurë.

Ekspertët vërejnë se simptomat e sëmundjes zakonisht janë të dukshme pas disa javësh apo edhe muajsh. Më shpesh këto përfshijnë dhimbje, ndjesi shpimi gjilpërash dhe ndonjëherë paralizë të njërës ose të të dyja anëve të fytyrës dhe këto simptoma janë më të theksuara gjatë natës.

Rreziku i dëmtimit afatgjatë rritet nëse sëmundja nuk njihet në gjashtë muajt e parë.

Rauer vuri re se një trajtim dy-javor me antibiotikë mund të ndalojë pasojat negative dhe të parandalojë sëmundjen nga pickimi i rriqrave.

Përndryshe, pickimi i këtij insekti dhe infeksioni me boreliozë mund të shkaktojë dëmtim të trurit, sëmundje të sistemit kardiovaskular dhe potencialisht të shkaktojë goditje në tru. /Telegrafi/