Foto: Elizabeta dhe Artemida Qarri.

'Piano Duo', motrat Qarri shpalosin idetë për krijimin e veprës unike muzikore

Në maj të këtij viti (2025) pianistet Elizabeta dhe Artemida Qarri lansuan projektin – videoklip “Piano Duo – Fantazi në dy tema”.

Kjo vepër muzikore e krijuar mbi bazën e veprës “Mallëngjimi” të Rashid Krasniqi dhe të veprës së Çesk Zadeja “Skënderbeu”, është një ndërmarrje unike që gërsheton traditën, profesionalizmin e cila po lë gjurmë më muzikën shqiptare.

Motrat Qarri, Elizabeta dhe Artemida janë pianiste të njohura të cilat jo pak herë janë prezantuar suksesshëm në skenat muzikore qoftë në Kosovës ashtu edhe në Shqipëri.

Në një bisedë për KALLXO.com, motrat Qarri tregojnë lidhur me idenë, qëllimin dhe suksesin e projektit të tyre, “Piano Duo”.

Elizabeta Qarri thotë se ideja për këtë projekt muzikor ka lindur si një gjendje krejt e natyrshme, duke ditur edhe faktin se motrat Qarri janë rritur dhe edukuar me artin e letërsinë, në veçanti me instrumentin e pianos.

“Ishte një proces i brendshëm që rrjedh si vazhdimësi e punës dhe angazhimit tonë profesional si pedagoge e studiuese. Thjeshtë, kur njerëzit në një fazë jete ndjehen individualisht të realizuar, lindin lëvizje organike e spontane, që kryqëzojnë bashkëpunime si yni”- ka thënë ajo.

Ndërsa, motra tjetër Artemida Qarri tha se në këtë video-projekt janë shpalosur dy gjendje të fuqishme shpirtërore përmes muzikës dhe tingujve të pianos, si ka thënë ajo, “Mallëngjimi” vepër e Rushit Krasniqit, një vepër e cila pasqyron mallin dhe madhështinë e peizazheve shqiptare, sipas saj, duke e kthyer në një himn për natyrën dhe bukurinë e vendit.

Në anën tjetër, ka shtuar ajo, kolona zanore e filmit  “Skënderbeu” nga kompozitori Çesk Zadeja ngrihet si heroizëm, guxim dhe lavdi kombëtare, duke rikujtuar historinë e një figure që frymëzon brez pas brezi.

“Të dyja këto vepra i kemi sjellë në një dimension të ri, në një partiturë të shkruar për dy piano dhe orkestër, falë orkestrimit të Valton Beqirit”- ka thënë Aremida Qarri, duke shtuar se projekti i tyrePiano Duo’, projekti u lansua në maj të 2025, një hapësirë të njohur për atmosferën e saj minimaliste. Pasi, siç ka thënë Artemida Qarri ka pohuar se ishte dëshirë e tyre që të kishin një skenografi të pastër dhe moderne, me vetëm dy grand piano në qendër, duke lejuar që muzika të marrë gjithë fuqinë e shprehjes.

“Ky ambient i cili është i zhveshur nga elementët e tepërt shërben si metaforë e thjeshtësisë dhe forcës që bart vetë muzika”- tha ajo.

Në fakt, ka shtuar Elizabeta Qarri realizmi i këtij qëllimi u bë nga dëshira për të promovuar vlera të mirëfillta të trashëgimisë muzikore shqiptare në një stil bashkëkohor dhe të kohës.

“Po konsumojmë një kohë kur muzika shqiptare po kalon një krizë të thellë identitare, degradimi e improvizimi, gjoja se në emër të vlerave për të cilat mungon argumenti i artistëve profesionistë. Ky projekt nuk është një produkt i mbyllur. Jemi në një proces të hapur dhe në zhvillim të tij”- ka thënë Elizabeta Qarri.

Realizmi i këtij projekti është mundësuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.