Ilustrim

Pfizer thotë se pilula antivirale është 89% efektive

Një pilulë eksperimentale për trajtimin e COVID-it e zhvilluar nga kompania amerikane Pfizer ulë rrezikun e shtrimit në spital ose vdekshmërisë me 89% te të rriturit, sugjerojnë rezultatet e provave klinike.

Ilaçi i quajtur Paxlovid, u drejtohet të moshuarve dhe të tjerëve me rrezik të lartë të sëmundjes. Kjo vjen një ditë pasi rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar miratoi një trajtim të ngjashëm nga Merck Sharp dhe Dohme (MSD).

Pfizer thotë se i ndërpreu provat pasi rezultatet fillestare ishin kaq pozitive, transmeton rtv21.tv.

Ilaçi Pfizer, i njohur si frenues i proteazës, është krijuar për të bllokuar një enzimë që virusi ka nevojë për t’u shumuar.

Pfizer tha se planifikon të paraqesë rezultatet e provës së përkohshme për pilulën e saj tek rregullatori amerikan i ilaçeve, FDA, si pjesë e aplikacionit për përdorim urgjent që filloi muajin e kaluar./21Media