Pfizer thotë se është koha për një përforcues të Covid; agjencitë federale amerikane konsiderojnë se është ende herët

Prodhuesi i ilaçeve Pfizer tha të enjten se po vëren imunitet të zbehur nga vaksina e saj e koronavirusit dhe shton se po rrit përpjekjet e saj për të zhvilluar një dozë përforcuese që do t’i mbrojë njerëzit nga variantet tjera, shkruan CNN.

Ai tha se do të kërkojë autorizimin e përdorimit emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SH.B.A.-së për një dozë përforcuese në gusht pasi të të jenë lëshuar më shumë të dhëna se sa mirë funksionon një dozë e tretë e vaksinës.

Mirëpo në një lëvizje të pazakontë, dy agjenci të larta federale thanë se amerikanët ende nuk kanë nevojë për përforcues dhe shtuan se nuk u takonte vetëm kompanive të vendosnin se kur ata përforcues mund të jenë të nevojshmëm.

Disa orë pasi Pfizer lëshoi deklaratën e saj, FDA dhe Qendrat për Sëmundjet dhe Kontrollin lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se amerikanët nuk kanë nevojë për një përforcues shtesë.

“Amerikanët që janë vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë për një dozë shtesë përforcuese në këtë kohë,” thanë ata.

Pfizer/BioNTech kërkon një aprovim të plotë nga FDA për vaksinën e saj kundër Covid-19 

Pfizer dhe partneri i saj BioNTech thanë se provat kanë vërtetuar se imuniteti i njerëzve fillon të dobësohet pasi të jenë vaksinuar. Vaksina Pfizer kërkon dy doza për të siguruar imunitet të plotë.

“Siç shihet në të dhënat e botës reale të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e Izraelit, efikasiteti i vaksinës në parandalimin e infeksionit dhe sëmundjes simptomatike ka rënë gjashtë muaj pas vaksinimit, megjithëse efikasiteti në parandalimin e sëmundjeve të rënda mbetet ende i lartë”, ishte deklarata nga Pfizer përmes një emaili tek CNN

“Për më tepër, gjatë kësaj periudhe varianti Delta po bëhet varianti mbizotërues në Izrael, si dhe shumë vende të tjera. Këto zbulime janë në përputhje me një analizë të vazhdueshme nga studimi i Fazës 3 të Kompanive,” shtoi ai.

“Ndërkohë që mbrojtja ndaj sëmundjes së rëndë mbeti e lartë përgjatë gjashtë muajve të plotë, pritet një rënie e efikasitetit kundër sëmundjes simptomatike me kalimin e kohës dhe shfaqjes së vazhdueshme të varianteve. Bazuar në tërësinë e të dhënave që kanë deri më sot, Pfizer dhe BioNTech besojnë se një dozë e tretë mund të jetë e dobishme brenda 6 deri në 12 muaj pas dozës së dytë për t’i ruajtur nivelet më të larta të mbrojtjes.” Nukka dhënë  detaje të tjera.

Zyrtarët e qeverisë amerikane kanë theksuar se njerëzit e vaksinuar plotësisht kanë një rrezik të ulët infeksioni, madje edhe nga varianti Delta ose B.1.617.2, i cili është më i transmetueshëm se variantat e hershme të virusit.

Për më shumë, disa studime kanë treguar që vaksinat e ARN-së të bëra nga Pfizer dhe Moderna sigurojnë një mbrojtje afatgjatë.

“FDA, CDC dhe NIH (Instituti Kombëtar i Shëndetit) janë të angazhuar në një proces rigoroz të bazuar në shkencë për të marrë parasysh nëse një përforcues shtesë mund të jetë i nevojshëm. Ky proces merr parasysh të dhënat laboratorike, të dhënat e provave klinike dhe të dhënat e grupit – të cilat mund të përfshijnë të dhëna nga kompani specifike farmaceutike, por nuk mbështeten vetëm në ato të dhëna “, shtuan ata.

Ishte një mesazh i qartë për Pfizer, i cili ka lënë të kuptohet në një nevojë për një dozë përforcuese për muaj me radhë.

Vaksinat kundër Covid-19 mund të marrin variante të reja të koronavirusit, tregojnë studimet

 

 “Ne vazhdojmë ta rishikojmë çdo të dhënë të re pasi ato të bëhen të disponueshme dhe do ta mbajmë publikun të informuar. Ne jemi të përgatitur për doza përforcuese nëse dhe kur shkenca demonstron se ato janë të nevojshme”, thanë CDC dhe FDA përmes njëe deklarate të përbashkët.

“Shtetet e Bashkuara janë me fat që kanë vaksina shumë të efektshme që janë gjerësisht të disponueshme për ata të moshës 12 vjeç e lart. Njerëzit të cilët janë plotësisht të vaksinuar janë të mbrojtur nga sëmundja e rëndë dhe vdekja, duke përfshirë edhe variantet që qarkullojnë aktualisht në vend, të tillë si Delta,” thohet tutje në këtë deklaratë.

“Njerëzit të cilët nuk janë të vaksinuar mbeten të rrezikuar. Pothuajse të gjitha hospitalizimet dhe vdekjet nga COVID-19 janë midis atyre që nuk janë vaksinuar. Ne inkurajojmë Amerikanët që nuk janë vaksinuar ende të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur për ta mbrojtur veten dhe komunitetin e tyre.”

Ministria e shëndetësisë e Izraelit tha në një deklaratë në fillim të kësaj jave se efikasiteti i vaksinës së Pfizer është më shumë se 90% në rreth 64% ndërkohë qe nisi të përhapej varianti B.1.617.2 ose Delta.

Pfizer tha se hulumtimi tregoi një dozë përforcuesi shtesë të evaksinës së saj, të zhvilluar me BioNTech, duke prodhuar nivele të antitrupave neutralizues që janë pesë deri në 10 herë më të lartë se ato që prodhohen pas dy dozave.

 

Përkthimi: Nuhi Shala