Pezullohet reforma e Qëndron Kastratit për dy shkolla të Kamenicës

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati në një konferencë për media ka thënë se vendimi për dy shkollat fillore në Koretin dhe Topanicë do të pezullohet dhe prej nesër do të vazhdojë mësimi siç ka qenë më herët.

Ndërsa rreth përfundimit të procesit të ristrukturimit dhe fuzionimit të shkollave në Kamenicë, Kastrati ka thënë se nuk mendon se do të përfundojë ndonjëherë për shkak se gjithmonë ka lëvizje të popullsisë dhe nevojitet reforma.

“Ne do ta pezullojmë vendimin për fshatrat Koretin dhe Topanicë dhe prej nesër ata do të vazhdojnë prej nesër ashtu qysh ka qenë më herët dhe një vendim tjetër do të marrin institucionet e tjera, ne për fazën e parë kemi pasur mbështetje dhe shpresojmë që edhe në shkollat e tjera të kemi mbështetje  nga  MAShTI”, tha Kastrati.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami tha se deri në fund të vitit Kosova do të ketë një studim rreth numrit të nxënësve në tërë Kosovën.

Gjithashtu Bajrami ka bërë thirrje që nga nesër të fillojë mësimi në të gjitha shkollat dhe së shpejti do të dalin me ndonjë vendim për zëvendësimin e orëve të humbura, ndërsa ka paralajmëruar se reforma do të fillojë në të gjithë Kosovën.

 

Kamenicë, nuk respektohet vendimi i kryetarit Kastrati për mbylljen e shkollave

Nga shtatori Kamenica pritet të mbyllë 19 shkolla