Pezullohet një gjyqtar

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skender Çoçaj, mori vendim për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Lekë Prenaj deri në përfundim të procedurës penale. Prenaj, dyshohet për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë.

“Njoftimi i Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, për ngritjen e aktakuzës ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Lekë Prenaj, për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë. Këshilli pas shqyrtimit dhe analizimit të rastit mori vendim për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Prenaj deri në përfundim të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është i vendosur dhe i përkushtuar të përkrahë organet përgjegjëse për zbatimin e ligjit në procedurat e mëtutjeshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe luftimit të dukurive negative. Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), nën udhëheqjen e Kryesuesit Skender Çoçaj  përmes platformës online mbajti takimin e jashtëzakonshëm./21Media