Pezullohet nga puna drejtori ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit

Drejtori Ekzekutiv në Agjencië për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, është pezulluar nga pozita me vendim të ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, raporton Koha.net

Në vendim thuhet se pas vlerësimit të performancës së dikastereve të MEA-së janë konstatuar shkelje në ushtrimin e funksionit të drejtorit, Ilir Morina.

Sipas vendimit shkak për këtë është se Morina ka dështuar që të përmbushë përgjegjësitë e tij në sigurimin e zbatimit të rekomandimeve nga raportet e auditimit”.

“Ka ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj zyrtarëve të MEA-s, gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare dhe ka treguar neglizhencë gjatë bashkëpunimit me menaxhmentin e MEA-s”, thuhet në vendim.

KALLXO.com është munduar të kontakojë me zotin Morina lidhur me këtë shkarkim dhe arsyet që janë dhënë në vendim, por nuk kemi marrë ndonjë përgjigje deri në momentin e publikimit.