Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Pezullohet greva e Shoqatës së Transportit
Shoqata e Transportit rrugor të udhëtarëve ka pezulluar përkohësisht grevën në shenjë solidarizimi me qytetarët nga moti ftohtë që po mbizotëron në vend.
Këtë e ka konfirmuar shkurt për KALLXO.com kryetari i kësaj Shoqate, Ruzhdi Kurtishaj.
Sot autobusët e linjave ndërurbane për herë të dytë janë mbledhur para qeverisë në shenjë proteste.
Një protestë e tillë u organizua gjatë javës së kaluar, për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve të transportit si shkak i humbjeve nga pandemia.
Ndërprerja e linjave të transportit ndërurban ka filluar që nga dita e mërkurë e javës së kaluar.
Autobusët e linjave ndërurbane protestojnë për herë të dytë para qeverisë