Pezullohen Universitetet e Shqipërisë pas përkeqësimit të situatës me COVID-19

Komiteti i ekspertëve të Shqipërisë ka njoftuar se universitetet dhe konviktet do mbesin të mbyllura këtë vit dhe paralajmëruan për masa të tjera, përfshirë mbylljen e lokaleve në zonën e bllokut të Tiranës si shkak i rrezikut të rritur për infektim nga COVID-19.

Zëvendës ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se janë 500 qendra të infektimit në vend prej të cilave 35% janë në Tiranë.

“Ne kemi vendosur të propozojmë që universitetet të mbajnë mësimin online për së paku një muaj. Klasat dhe konviktet do vazhdojnë të mbesin të mbyllura deri në një vendim tjetër,” tha Rakacolli.

Shqipëria është duke regjistruar 300 raste në ditë me gjashtë vdekje të regjistruara të mërkurën dhe shtatë të enjten.

Për momentin janë 8654 raste aktive. BalkanInsight