Arkiv - Ilustrim
Pezullimi i grevës nga tetori deri në janar, SBAShK-u kërkon mendimin e grevistëve
Këshilli i Grevistëve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka dërguar një letër drejtuar grevistëve për të marrë mendimin e tyre rreth pezullimit të grevës deri në janar të vitit 2023.
Në letrën e siguruar nga KALLXO.com, Këshilli Grevist ka kërkuar mendimin e grevistëve për të filluar mësimin më 3 tetor 2022.
Në letër gjithashtu thuhet se SBAShK-u do të vazhdojë me kërkesat për dialog dhe përmbushjen e kërkesave të tyre.
“Qeveria inatçore vazhdoi me nëpërkëmbjen e mësimdhënësve, duke na quajtur jo vetëm analfabetë por edhe “të shitur” të agjensave armiqësore madje edhe vegla të partive opozitare, që është orvatje patetike dhe infatile. Qeveria tregoi dhe nuk ka prioritet zhvillimin e arsimit përmes angazhimit cilësor dhe të dinjitetshëm të mësimdhënësve”- thuhet në letrën e SBAShK-ut.
Greva në sektorin publik dhe në arsim ka filluar më 25 gusht 2022.
Një numër i madh i mësimdhënësve vazhdojnë të jenë në grevë, ndërsa viti shkollor 2022/23 ka filluar në disa shkolla.
SBAShK-u zhvillon bisedime për pezullim ose vazhdim të grevës