Petrit Musolli shkarkohet nga Bordi i RTK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkarkuar anëtarin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Petrit Musolli.

Me 64 vota për, asnjë kundër dhe vetëm një abstenim, deputetët shkarkuan anëtarin në fjalë.

Deputetë e Kuvendit janë duke votuar veç e veç për shkarkimin e secilit anëtar të bordit të RTK-së.