Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve: Do ta respektojmë masën me orar prej 22:30 deri në 10 ditë

Petrit Kllokoqi, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, në konferencën e Odës Ekonomike të Kosovës tha se masa e re e qeverisë me orar të ri do respektohet nga 1 javë deri 10 ditë duke bërë thirrje që t’u subvencionohen qiratë.

“Ne si gastronomi kemi vendosur që ta respektojmë këtë masën me orar të ri për 1 javë ose 10 ditë, por ne prapë bëjmë thirrje ta na i subvencionojnë pagat, ta kalojë rishikimin e buxhetit këtë javë, dhe mbulimin e qirave për 50%,” ka thënë Kllokoqi.

Ai tutje shtoi se orari i shkurtuar ka krijuar turma njerëzish nëpër pikat e tyre dhe theksoi se puna në krahasim periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rënë 80%.

“Sa i përket orarit me shkurtim të tij po krijohet grumbull në pikat tona ne jemi thjeshtë biznese dhe nuk duam të krijojmë rrëmujë. Si gastronomi kemi humbje prej 80% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar,” është shprehur tutje Kllokoqi.

Dje kjo shoqatë mbajti një protestë simbolike para qeverisë duke i hudhur qelësat para dyerve dhe këkroi rishikim të masave të vendosura.