Petrit Halilaj hap ekspozitë personale në Madrid të Spanjës  

Artisti kosovar, Petrit Halila, ka hapur në Madrid të Spanjës ekspozitën e tij personale “Një korb dhe uraganët që nga vendet e panjohura rikthejnë erëra të njerëzve të dashuruar”. 

Ekspozita është përuruar një ditë më parë në Pallatin e Kristaltë në Madrid, ndërsa për publikun hapet sot më 17 korrik dhe do të qëndrojë e hapur deri më 28 shkurt të vitit 2021.

Përmes kësaj ekspozite artisti Halilaj sjellë një gamë të gjerë elementesh duke shpalosur temat si: shtëpia, kombi, dashuria dhe identiteti kulturor.

Kjo është ekspozita e parë që përurohet (organizohet) nga Muzeu Reina Sofía që kur është mbyllur për shkak të pandemisë së COVID-19.

Me këtë ekspozitë Halilaj e ka  shndërruar Pallatin e Kristaltë (Palacio de Cristal) në një fole gjigante që lidh pjesën e brendshme me atë të jashtmen, duke bashkuar vizitorët me mjedisin rreth tyre me vendosjen e dritareve, instalimin e strukturave dhe vendosjen e hapësirave ushqyese për t’i joshur zogjtë dhe krijesat e tjera që jetojnë në Parkun Retiro ose që kalojnë përmes tij.

Si veçori e përsëritur  veprën e tijzogjtë simbolizojnë kapërcimin e kufijve  mendimi bashkëkohor ka vënë mes subjektit dhe objektitmes kulturës dhe natyrës veçantiartisti është frymëzuar nga ritualet e jashtëzakonshme  çiftimit  zogjve  tendës. 

Ideja e këtij rituali lidhet ngushtë me biografinë e tijLulet e mëdha  zbukurojnë folenë punuara nga një kornizë delikate e çeliktë dhe me pëlhurë  ngjyrosurjanë rezultat i punës  përbashkët me partnerin e tij  jetësartistin Álvaro Urbano.

Përzgjedhja i tyre përbën një pjesë të historisë personale që i ndërlidh me njëri-tjetrin, dhe qëllimi i tij është ta kremtojë lidhjen e tyre.  Për Halilaj, është themelore t’i kalojë kufijtë mes shfaqjeve publike që konsiderohen se janë të pranueshme ose meritojnë vëmendje dhe atyre që censurohen dhe përbuzen.

“Frymëzimi fillestar vjen prej një historie personale, e cila është kremtimi i lidhjes sime me Alvaron, por në të vërtetë të gjithë ne jemi të ftuar dhe të inkurajuar ta përjetojmë këtë ekspozitë si hapësirë të lirisë dhe dashurisë. Dhe, fatkeqësisht, kur flasim për dashurinë, shtresa kremtuese është vetëm pikëmbërritja e rrallë dhe fatlume pas një shtegu të gjatë e kompleks.” ka thënë Halilaj në fjalën e tij të hapjes.

“Në fakt, ekspozita flet për shtigjet e rënda dhe shpeshherë dramatike që duhet t’i ndjekim për të arritur te pika ku mund ta dashurosh dikë, për ta ndier njohjen e dashurisë sonë, së pari nga vetë ne dhe pastaj nga familja dhe miqtë, dhe më pas nga e gjithë shoqëria.”, ka thënë Halilaj.

Sikur foletë në natyrë, hapësira e stisur nga Halilaj nuk mund të shihet si autonome ose e ndarë nga mjedisi, vizitorët dhe aktivitetet e tyre. Përkundrazi, është vazhdimësi e tyre.

Ai ka thënë se zogjtë gjithmonë kanë pasur një vend të posaçëm në mendjen dhe veprën e tij.

“Prej kohës së luftës mes Serbisë dhe Kosovës mes viteve 1998-99,  kur jetoja si refugjatë me familjen time, i shikoja zogjtë me shpresë. Për mua, ata trupëzonin lirinë e lëvizjes që nuk e kisha në atë kohë, por që e dëshiroja tepër. Zogjtë i kalonin kufijtë gjeografikë që njerëzit nuk mund t’i kalonin. Prandaj doja të isha zog”,   është shprehur Halilaj.    

Kures Manuel Borja-Villel, kurator i ekspozitës dhe njëherësh drejtor i Muzeut Reina Sofia  ka thënë se vepra e Petrit Halilajt është e lidhur ngushtë me biografinë e tij, me historinë e vonshme të vendit të tij dhe me pasojat e tensioneve politike dhe kulturore në rajon.  

“Kujtimet e fëmijërisë të zhytura në dramën e luftës dhe të jetës si refugjat shfaqen e rishfaqen në artin e tij, i cili përqafon temat sikur shtëpia, kombi dhe identiteti kulturor përmes mediumeve të llojllojshme që përfshijnë vizatimin, skulpturën, videon, instalacionet dhe madje shkrimin. Sidoqoftë, ai nuk pandeh një shkeputje mes personales dhe intimes dhe mes historikes e sociales, por në vend të asaj percepton një marrëdhënie dhe vazhdimësi që mund të gjendet në intervenimin e tij për Pallatin e Krisaltë në Madrid”, ka thënë kuratori Manuel Borja-Villel.

Vepra e Petrit Halilajt është e lidhur ngushtë me biografinë e tij, me historinë e vendit të tij dhe me pasojat e tensioneve politike dhe kulturore në rajon. Kujtimet e fëmijërisë të zhytura në dramën e luftës dhe të jetës si refugjat shfaqen e rishfaqen në artin e tij, i cili përqafon temat sikur shtëpia, kombi dhe identiteti kulturor përmes mediumeve të llojllojshme që përfshijnë vizatimin, skulpturën, videon, instalacionet dhe madje shkrimin.  

Halilaj ishte artisti që përfaqësoi Kosovën në pavijonin e parë të shtetit për Bienalen e 55-të të Venedikut (2013) dhe po ashtu ka marrë pjesë në Bienalen e 6-të të Berlinit (2010) dhe në Bienalen e 15-të të Lionit (2019). Ai pa paraqitur veprat e tij në ekspozita personale në muze dhe qendra artistike të rëndësishme sikur Hangar Bicocca (Milano, 2015), Bundeskunsthalle (Bon, 2015) dhe Neë Museum (Nju-Jork, 2017), ndër të tjera.

Muzeu Reina Sofia është kompleksi muzeal më i rëndësishëm i artit në Spanjë, dhe ndër muzetë më të mëdhenj botëror. Në koleksionin e këtij kompleksi gjinden vepra të njohura të artistëve spanjoll si Salvador Dali e Picasso. Në vitin 2019, Reina Sofia kishte mirëpritur më shumë se 4 milion vizitorë, duke e bërë këtë institucion njërin nga 10 muzetë më të vizituar në botë.