Petkoviqit i lejohet hyrja në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka aprovuar kërkesën e Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për lejim të hyrjes në Kosovë të zyrtarit serb, Petar Petkoviq, për datat 16-17 mars. Në komunikatën për media të MPJD-së thuhet se kërkesa është bërë bazuar në Marrëveshjen për vizitat zyrtare të nënshkruar në Bruksel, më 2014.

MPJD kërkon që gjatë kësaj vizite të respektohet protokolli dhe agjenda nga ana e Petkoviq, si dhe të përmbahet nga deklaratat politike, gjuha nxitëse dhe nga retorikat kundër shtetit të Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka theksuar se mosrespektimi i agjendës dhe deklaratat politike kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës do të ndikojnë në refuzimin e vizitave të tjera nga Serbia. RTV21