Petkoviq: Marrëveshja për dokumentet ruan praninë e Serbisë në Kosovë

Bashkimi Evropian njoftoi më 27 gusht se është arritur marrëveshja për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje. Këtë praktikë Serbia e ka aplikuar për shtetasit e Kosovës qe 11 vjet. Ndërkaq, Kosova kishte lëshuar për disa orë më 1 gusht dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit serbe, me të hyrë në territorin e saj.

BE-ja tha se me këtë marrëveshje puna për çështjen e lëvizjes së lirë nuk ka përfunduar, pasi ka mbetur e pazgjidhur edhe çështja e targave.

Si vendimi për dokumentet, ashtu edhe ai për targat kanë pasur të hyjnë në fuqi më 1 shtator. Serbia ka deklaruar se për çështjen e targave nuk ka ndonjë kompromis dhe se ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Vendimi për targat serbe konsiston në riregjistirmin e tyre në RKS (Republika e Kosovës). Vlerësohet se 10.000 targa që lëshohen nga Serbia, me akronime të qyteteve të Kosovës, qarkullojnë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Targat sikurse KM, PR, PZ, UR e të ngjashme konsiderohen të jashtëligjshme nga Kosova dhe Prishtina kërkon që pronarët e makinave me targa të tilla t’i konvertojnë ato në RKS brenda një periudhe prej 61 ditësh.

Vendimi për targat dhe dokumentet serbe, i marrë në qershor nga Qeveria e Kosovës, nxiti reagim të ashpër ndaj serbët në veri, të cilët ngritën barrikada në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht. Kjo bëri që diplomatët amerikanë dhe evropianë të shtonin angazhimin e tyre për arritjen e një marrëveshje dhe për të shmangur dhunën në veri./REL