Petkoviq: Kurti duhet të mendojë dy herë para se të ushtrojë muskujt ndaj serbëve të Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të mendohet dy herë para se të ushtrojë muskujt ndaj serbëve të Kosovës dhe Beogradit zyrtar.

“Kur Albin Kurti mundohet të ushtrojë muskujt ndaj serbëve të Kosovës dhe Beogradit zyrtar, duhet të mendojë dy herë, sepse nuk do t’i sjellë asgjë të mirë, as nuk do t’i zgjidhë problemet e tij me kufizimet e energjisë elektrike, grevat e arsimtarëve, qytetarët e pakënaqur. të cilët çdo ditë shprehin rebelim social në mbarë botën. Prishtinë” – ka deklaruar Petkoviq.

Në një komunikatë për media potencohet të ketë thënë se Kurti është i fortë vetëm në shkeljen e marrëveshjeve dhe siç ka thënë Petkoviq “Kurti është i fortë në shkeljen e të drejtave njerëzore dhe politike të serbëve”.

“Kurti në një gjë ka të drejtë, ai është i fortë vetëm në shkeljen e marrëveshjeve dhe në retorikën antiserbe, në shkeljen e të drejtave njerëzore dhe politike të serbëve, në popullizëm dhe demagogji. Këto janë disiplina që asnjë njeri normal nuk dëshiron të krahasohet me të” – është shprehur Petkoviq.

Më tej, Petkoviq ka thënë se Kurti ka mundur vetë të shikojë me zili se si Beogradi ishte qendra e nismës së “Open Ballkan”.

Petkoviq ka përmendur edhe vizitën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për të cilën ai tha se Kurti mund ta shoh vetëm në video dhe foto.

“Për çfarë demokracie flet Kurti kur ka mundësi që dhunuesi i një vajze të mitur nga Kosova të marrë të njëjtin dënim me burg si një i ri që donte të festonte ‘Vidovdanin’. Nuk ka dyshim se për dhjetë ditët e fundit, Kurti ka mundur vetëm të shikojë me zili se si Beogradi ishte qendra e nismës ‘Open Balkan’, se si mijëra serbë në veri të Kosovës , e pritën me krenari dhe entuziazëm kryeministren e tyre Ana Bërnabiq, dhe në fund detajet e vizitës madhështore të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Beograd, pas të cilës iu premtua dorëzimi i dronit ‘Bayraktar’ dhe të cilin Kurti mund ta shoh vetëm në video dhe foto” – shton Petkoviq.