Petar Petkoviq - Foto: REL/ Zyra për Kosovën

Petkoviq e quan Kurtin "Hitleri i vogël ballkanik"

Shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, e ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin me politikanin gjerman, Adolf Hitler duke e quajtur “Hitleri i vogël ballkanik”.

“Në ëndrrat dhe planet e tilla të Hitlerit, ai shqetësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili po lufton si luan për interesat e popullit serb në Kosovë, i cili nuk do të lejojë askënd që të pastrojë etnikisht popullin tonë dhe të përcjell prodogma dhe stuhi të reja”, ka thënë Petkoviq, raporton b92.

Pektoviq po ashtu është edhe kryenegociator i Serbisë në dialogun Kosovë – Serbi.

Reagimi i tij vjen pasi dje kryeministri, Albin Kurti, e ka quajtur ‘Putini i vogël’ presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se vendi i tij po vazhdon të arsyetojë krimet e Rusisë në Ukrainë.

“Me mikun e Putinit në Republika Srpska të Bosnje Hercegovinës dhe Putinin e vogël të Serbisë, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë s’ka qenë më e kërcënuar. Taktika të njëjta të inskenimeve të ngjarjeve e sulmeve për të fajësuar palën tjetër i kemi parë edhe në rajonin e vendin tone”, shkroi Kurti në Facebook.

Kurti e quan Vuçiqin “Putini i vogël”

.