Peshkaqeni bie në rrjetë, peshon 500 kg

Një peshkaqen është kapur mëngjesin e sotëm në ujërat e detit Adriatik nga peshkatarët durrsakë, raporton Top Channel.

Ka qenë peshkarexha ”Meduza” që e ka nxjerrë në breg peshkaqenin që, sipas peshkatarëve, është i llojit tigër.

Ai ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në një thellësi prej afro 170 metrash dhe peshon afërsisht 500 kilogramë.

Rastet e kapjes së peshkaqenëve në Adriatik janë shpeshtuar vitet e fundit.