Aksidenti në Prishtinë, Foto: KALLXO.com

Pesë zyrtarë policorë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë

5 zyrtarë policorë, një grua dhe 4 burra si dhe një qytetar mbetën të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti ku një person dyshohet se ka goditur veturën zyrtare policore, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë më 05.11.2024.

Përveç zyrtarëve policorë që pësuan lëndime, lëndime të rënda pësoi dhe i dyshuari i cili po voziste duke mos përshtatur shpejtësinë.

“I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke e drejtuar makinën e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësisë, ka goditur veturën zyrtare policore ku përveç dëmeve materiale, lëndime të rënda trupore pëson i dyshuari si dhe pesë viktimat një femër dhe katër meshkuj-zyrtarë policorë”- thuhet në raportin  e Policisë së Kosovës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

KALLXO.com raportoi për këtë aksident më 05.11.2024.

Rastin e kishte konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot (05.11.2024) rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”- tha ajo.

Aksident në qendër të Prishtinës, gjashtë të lënduar – FOTO