Pesë yjet e xhudos që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024

Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar pesë normat olimpike nga sporti i vetëm me medalje olimpike në Kosovë – xhudo.

Në njoftim është bërë e ditur se sipas renditjes përfundimtare olimpike të publikuar sot, më 28.05.2024, nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu do të udhëtojnë drejt Parisit, si e dyta, përkatësisht e treta në renditje, në kategoritë përkatëse.

Momentalisht, Kosova ka gjashtë norma olimpike, pesë nga xhudo dhe një nga boksi.

Lojërat Olimpike hapen më 26.07.2024. Garat nuk zhvillohen vetëm në Paris dhe zonën përreth, sepse lundrimi zhvillohet jashtë Marsejës ndërsa sërfimi në afërsi të Tahitit. Lojëra futbolli, basketbolli dhe hendbolli luhen edhe në qytete të tjera franceze.

Parisi, i cili ka qenë mikpritës i Lojërave Olimpike në 1900 dhe 1924, shpreson se do të ketë lojëra paqësore, por konflikti në Lindjen e Mesme dhe lufta në Ukrainë mund të rëndojnë gjendjen dhe atmosferën.