Pesë vetura përfshihen në një aksident në Gjakovë, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Qerim të Gjakovës.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se në aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete dhe se njëri nga të lënduarit vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë ndërsa të tjerët janë liruar.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë pesë automjete (tri në lëvizje, ndërsa dy të parkuara). Për pasojë, gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njeri prej të cilëve vazhdon të trajtohet në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa të tjerët janë liruar”- ka thënë Elezaj për KALLXO.com.

Zëdhënësi i Policisë njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:35.