Ilustrim. Foto: KALLXO.com

Pesë vetura në Gjakovë i kaplon zjarri

Pesë vetura në  Gjakovë janë përfshirë nga zjarri.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:18, në Gjakovë.

Sipas policisë, një person ka raportuar se nga zjarri i janë përfshirë pesë vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Nga ky rast, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.