Pesë të vdekur nga përhapja e Ebolës në Kongo

Pesë persona, përfshirë një vajzë 15 vjeçare, kanë vdekur nga Ebola në shpërthimin më të ri të këtij virusi në Republikën demokratike të Kongos, tha fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijë të hënën. Kurse në total janë raportuar nëntë raste, tha UNICEF.

“Katër persona shtesë që kontraktuan virusin – të gjitha kontakte të ndjerit duke përfshirë fëmijën si një prej rasteve fatale – janë duke u trajtuar në një mjedis të  izoluar në Spitalin Wangata në Mbandaka,” tha UNICEF në një deklaratë, raporton CNN.

“Vdekjet ndodhën midis 18 dhe 30 majit por ato u konfirmuan si të lidhura me Ebola dje”.

Të hënën, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus dha lajmin përmes një tweet-i se gjashtë raste janë raportuar në Mbandaka, në provincën veri perëndimore Equateur. Kjo është përhapja e 11-të e virusit me potencial vdekjeprurës, i cili transmetohet nga lëngjet e trupit dhe ka përqindje të vdekshmërisë mes 25% dhe 90% varësisht nga përhapja.

Republika Demokratike e Kongos është ende duke luftuar për t’i dhënë fund një shpërthimi që filloi në vitin 2018 në pjesën lindore të vendit, në të cilën janë raportuar 3.406 raste, me 2,243 vdekje, sipas OBSH-së.

Nuk ka pasur ndonjë rast të ri në 21 ditët e kaluara në atë shpërthim. Për shkak se Ebola ka një periudhë inkubacioni prej 21 ditësh, kjo sugjeron që shpërthimi mund të jetë nën kontroll, por OBSH pret dy periudha inkubacioni të plotë, ose 42 ditë, për t’u siguruar përpara se të përcaktojë se shpërthimi ka përfunduar.

“Njoftimi vjen si një shpërthim i gjatë, i vështirë dhe kompleks i Ebolës në Republikën Demokratike Lindore të Kongos është në fazën e tij të fundit, ndërsa vendi gjithashtu po lufton edhe me COVID-19 dhe shpërthimin më të madh në botë të fruthit”, tha OBSH në një deklaratë.

Shteti qendror i Afrikës ka raportuar 3,195 raste të coronavirusit dhe 72 vdekje. Deri më tani, epidemia më e keqe që preku Kongon është fruthi, i cili ka infektuar afër 370,000 njerëz dhe  ka vrarë 6.779 që nga viti 2019.

Virusi Ebola jeton në lakuriq, dhe OBSH thotë se shpërthime të reja mund të priten në Republikën Demokratike të Kongos.

Deri më tani, epidemia më e madhe e Ebolës ishte në vitet 2014-2016 në vendet e Afrikës Perëndimore të Liberisë, Sierra Leone dhe Guinea. Më shumë se 28,000 njerëz u infektuan me atë epidemi dhe më shumë se 11,000 prej tyre vdiqën.

 

Përgatiti- Ardita Zeqiri