Ilustrim - Policia në SHBA, Foto: Pixabay

Pesë të vdekur, mes tyre tre fëmijë gjenden në një shtëpi në SHBA

Pesë persona, tre prej tyre fëmijë dhe dy të rritur u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Elk Mills të shtetit Maryland në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton ABC news.

Shefi i qarkut, Cecil Scott Adams, njoftoi se oficerët kishin marrë një thirrje nga një burrë rreth orës 9 të mëngjesit, i cili kishte raportuar se tre fëmijë dhe një grua ishin qëlluar për vdekje.

Me të hyrë në shtëpi, oficerët gjetën të vdekur edhe një burrë, pranë të cilit është gjetur një pistoletë gjysmë-automatike.

Sherifi nuk ka pranuar të thoshte se cili mund të ishte motivi.

“Është një ditë e tmerrshme dhe e di që lutjet e të gjithëve vlerësohen. … Telefoni im nuk ka reshtur nga thirrjet e njerëzve të shqetësuar dhe të mërzitur për këtë”- tha Adams.

Adams ka konfirmuar se të vdekur në shtëpinë dykatëshe në Elk Mills janë gjetur, një burrë, një grua dhe tre fëmijë, të cilët vijonin mësimin në klasën e 5-të, të 7-të dhe të 8-të.

Autoritetet nuk dhanë menjëherë identitetin e viktimave, por kanë siguruar se nuk ka asnjë kërcënim të vazhdueshëm për qytetarët.