Pesë të vdekur me COVID-19 brenda 24 orëve

Pesë persona të prekur me COVID-19, kanë vdekur në Kosovë brenda 24 orëve të fundit. Ndryshe, sot, është shënuar numri i madh i të infektuarve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të vitit të kaluar. Janë plotë 1 mijë e 765 persona që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nga 9 mijë e 581 testime të bëra brenda 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka bërë të ditur se 121 qytetarë janë shëruar nga infeksioni, kështu duke arritur numri i të shëruarve në 106 mijë e 278 qytetarë.

Sipas të dhënave të fundit aktualisht në Kosovë janë 10 mijë e 183 raste aktive. Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive, 1 mijë e 741 të tillë.

Numër rekord i të infektuarve me COVID-19 është regjistruar sot në Kosovë