Foto-ilustrim

Pesë të lënduar nga aksidenti në Marinë të Skenderajt

Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave në rrugën rajonale në fshatin Marinë të Skenderajt.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Aksidenti, sipas tij, ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 16:00 në rrugën rajonale në fshatin Marinë të Skenderaj. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar pesë persona”- tha ai.